Kryeziu: Vetëm 25 serbë janë dënuar për krime lufte në Kosovë

Aktuale

Kryeziu: Vetëm 25 serbë janë dënuar për krime lufte në Kosovë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:31
Laura Kryeziu

Analistja politike, Laura Kryeziu, ka thënë se Fondi për të Drejtat e Njeriut kishte gjetur se vetëm 25 serbë janë dënuar për krime lufte në Kosovë.

Në emisionin Rubikon, ajo ka theksuar se më shumë ka shqiptarë që janë dënuar për krime lufte dhe sipas saj, kjo krijon pakënaqësi.

“Një çështje tjetër është edhe prolongimi – një proces jashtëzakonisht i zgjatur. Në Kosovë nuk është se nuk kemi pasur gjykime për krimet e luftës, bile organizata Fondi për të Drejtat e Njeriut kishte nxjerr një barazim ku kishte dalë se diku 37 shqiptarë janë gjykuar për krime të luftës në Kosovë, derisa vetëm 25 serbë”.

“Do të thotë kemi një pakënaqësi – diku 12 shqiptarë më tepër, e gjithë kjo krijon pakënaqësi rreth këtij procesi dhe gjithashtu një kërcënim ndaj sakrificës nëpër të cilën ne kemi kaluar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat