Haki Abazi tregon pse erdhi Asociacioni

Aktuale

Haki Abazi tregon pse erdhi Asociacioni

Më: 6 prill 2023 Në ora: 23:02
Haki Abazi

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi thotë se “dështimi në dialog do duhej patjetër të përcaktojë standard të ri të tërheqjes” së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ai thotë se kjo ka ardhur si rezultat i diskursit të gabuar në veri.

Abazi po ashtu theksoi se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak e ka ditur që prej çështjes së targave do të arrihet te Asociacioni.

“Në vend se të argumentojmë e të mobilizojmë me strategji qendrat e vendosjes, për ta mbajtur njohjen në qendër ashtu siç shkruan në letrën e Biden dhe Blinken në një moment të caktum, para një viti e gjysmë, ne u futëm me gabimin e Bislimit, por rrjedhimisht edhe të Kurtit. U futëm te kriza në veri, te targat atje. Nuk u krijua partneriteti i domdosdoshëm me NATO-n dhe SHBA-në. U mbajt një linjë e diskursit me Lajçakun, i cili mendoj e ka ditur shumë mirë që në fund prej targave kemi me mbërri te Asociacioni, e jo prej targave te pavarësia”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat