Avokati Tomë Gashi ka thënë se avokati i ish përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një gafë gjatë paraqitjes së parë në Gjykatën Speciale.
Gjyqi ndaj ish liderëve të UÇK-së filloi këtë javë, ndërsa të akuzuarit thanë fjalët e para.
Gashi cek fjalimin e avokatit të Thaçit, si më të dobëtin.
“Paraqitja e avokatit të zoti Thaci. Ata nuk është dashur ta thotë kurrë. Por një pjesë e vogël duket se ka rrëshqitur, pasi ai nuk është shqiptar. Ne e mbrojmë me fakte por edhe me zemër. Këta avokatët e huaj i kanë dy qëllime, e para të mbrojnë sa më mirë klientin e tyre dhe e dyta të fitojnë sa më shumë pare”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.
“Ajo pjesë që e tha, një gafë e tij, nuk është dashur ta thotë”, shtoi ai.