Gërvalla: Anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti kryesor i Kosovës

Aktuale

Gërvalla: Anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti kryesor i Kosovës

Më: 7 prill 2023 Në ora: 10:38
Donika Gërvalla-Schwarz

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë raportimit të saj në komisionin për punë të jashtme, ka thënë se anëtarësimi në NATO, mbetet prioriteti kryesor për shtetin e Kosovës.

Ajo u shpreh se anëtarësimi në Bashkimin Evropian, jo vetëm për Kosovën por për të gjithë shtetet që e synojnë anëtarësimin do të zgjas për një kohë të gjatë, për këtë arsye sipas saj, Kosova duhet të fokusohet njëherë për anëtarësim në NATO.

“NATO-ja mbetet prioritet kryesor i Kosovës, anëtarësimi dhe përafrimi me NATO-n, është prioritet kryesor, për shkak se nëse jemi të vetëdijshëm, që procesi i anëtarësimit në BE, është proces jo që vetëm mundet por do të zgjas për një kohë të gjatë dhe jo vetëm për Kosovën, Kosova duhet të investoj për një anëtarësim sa më të shpejt në NATO. Për këtë duhet të kryejmë hapat paraprak që janë të nevojshëm”, ka thënë ajo.

Gërvalla tha se NATO-ja është garantuesi më i rëndësishëm për paqe në rajon, dhe sidomos për shkak të ndikimit rus në Ballkan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat