Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që Komisioni për Legjislacion të fillojë punën për hartimin e ligjit për deputet.
Ai gjithashtu ka thënë se ky ligj e rregullon performancën, që sipas tij, i zgjedhuri i popullit e ka në kuvend.
“Ajo që dua të ndaj me ju që e vlerësojë si shumë të rëndësishme, lidhet me kërkesën që Kryesia e Kuvendit i bën Komisionit për Legjislacion për fillimin e hartimit të ligjit për deputet. Ligji për deputet e rregullon performancën, respektivisht përgjegjësinë që i zgjedhuri i popullit e ka në këtë kuvend”.
“Ligji për deputet siç e dini është kontestuar njëherë nga Gjykata Kushtetuese, tani është koha që ky ligj të formësohet, formësimi dhe krijimi i një ligji për deputet është detyrë e jona. Ka qenë i imi në Komisionin për Legjislacion, tani kryesia ka vendosur që ky komision të fillojë punën për hartimin e këtij ligji”, u shpreh ai.
Tahiri tutje është shprehur se ka pasur një darkodim të të gjitha subjekteve politike për ndryshimet në reformën zgjedhore, që siç u shpreh ai, do të ndodhë me ligjin e ri.