Ministri Çeku ia kthen Zemajt, mohon se ka këshilltar me pagë 5 mijë e 560 euro

Aktuale

Ministri Çeku ia kthen Zemajt, mohon se ka këshilltar me pagë 5 mijë e 560 euro

Më: 7 prill 2023 Në ora: 14:49
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, iu ka përgjigjur deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, për çështjen e ekspertit, për të cilin ky i fundit tha se paguhet mbi 5 mijë euro.

Çeku tha në seancë se personi në fjalë nuk është këshilltar, por konsulent profesional që është angazhuar nga administrata dhe nuk është emërim politik.

“Nuk është këshilltar i ministrit, nuk ka kuptim për një këshilltar të paguhet aq shumë, por është konsulent që ofron shërbime të caktuara të cilat e kanë vlerën që e kanë, kontrata është publike, për ato shërbime ai ka thënë që aq kushton”, tha ministri.

Ai poashtu mohoi se ka subvencionuar më së shumti OJQ-të në Prizren.

Kjo nuk qëndron, është gënjeshtër, shumica e subvencioneve nuk kanë shkuar në organizatat e Prizrenit”, tha ministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat