Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, tha se Qeverinë e Kosovës, e karakterizon nepotizmi e korrupsioni.
Ai në Kuvendin e Kosovës, u shpreh se të korruptuarit i di edhe me emër, duke aluduar se vetë oligarkët i kanë treguar atij se kanë dhënë para për qeveritarët.
“Hajni nepotizëm si asnjëherë më parë, i di edhe hajnat me emra. Kur t’i marrin parat qeveria, këta oligarkët na tregojnë, se i njohim. Mos u thirrni shumë në anti – korrupsion”, ka thënë ai.
Ai e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, edhe për sic ka thënë uljen e pagave për Policinë e Kosovës.
“Dështim total në çdo aspekt në sektorin e sigurisë, që gjashtë muaj shkojnë policë, e ruajnë objektin dhe nuk ndërrohen, rroga ju ka ulë, le të thotë cka do ministri i Financave, ata e kanë rrogën më të dobët se e kanë marrë”, ka thënë ai.
Sipas tij qeveria aktuale është njëra nga qeveritë më të dështuara ndonjëherë.