Deputeti i AAK-së Bekë Berisha ka pasur kritika të mëdha për Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca. Por kësaj rradhe kritikat nuk kishin të bënin me politikë, e as me koncepte e ideologji. Kritikat ishin krejt për çështje praktike.
Së pari Berisha u ankua te Konjufca se nuk po funksionon teknika e Kuvendit, pastaj Ai pati ankesa edhe për mos funksionalizimin e bufesë së Kuvendit.
“Prej që kemi fillu këtë mandat kryetar, teknika diqysh s’po funksionon. Njihere nuk funksionojke me votu me elektronikë, kemi votu me dorë. Kryetar u dashtë mi kry do punë tuat ti. A ka mundësi ky Kuvend me menaxhu një bufe. Bone funksionale. A ki autoritet ti si Kryetar i Kuvendit që mos me pasë problem ne në bufe.” – tha Berisha
Tutje deputeti i AAK-së I ka përmendur edhe meditjet e shtesat si një problem tjetër. E në fund e ka përmendur edhe mungesën e ajrosjes në Kuvend, përçka Berisha i ka thënë Konjufcës se deputetët po i zë gjumi.
Ai i ka kërkuar me ngulm e me dozë nervoze Konjufcës që të bëj diçka në lidhje me këto problematika
“Pastaj kemi probleme për shtesa e meditje ne si deputet. Dje kemi pasë probleme edhe me ajrosje, po na merr gjumi këtu mrena, përshkak se nuk ka ajër.
Tu kisha lutë qeto probleme që janë tuat, që Ti duhesh me i zjgdhë, zgjidhi, se nuk është në rregull kështu.”- është shprehur Berisha.