Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur në seancën e Kuvendit për punën dy-vjeçare të Qeverisë Kurti.
Ajo tha se Kurti luftën më të ashpër e ka pasë me veten e tij.
“Ky është realiteti i dy vjetve të qeverisjes së tij, përmes veprime të pamatura e futi Kosovën në kaos. Etja e Kurtit për të lënë gjurmë në histori, është e frikshme”, ka thënë Musliu.
Musliu ka thënë se Qeveria e Kurtit është Qeveria më e dëmshme dhe më e rrezikshme që Kosova ka pasur ndonjëherë.
“Kjo duhej të ishte e mjaftueshme që si shoqëri të ngrisim zërin kundër mashtrimit të tillë dhe arrogancës së Kurtit. Ky popull nuk është analfabetë siç mendon Kurti”, ka thënë Musliu.