Sazan Ibrahimi, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka thënë se AKK-ja nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesë e takimit të Kurtit me kryetarët e Komunave.
Ibrahimi duke ironizuar ka thënë se kjo ndoshta po ndodh se “po na dojnë shumë”.
“Kjo është hera e parë që një qeveri nuk e fton Asociacionin në këto takime.
Të gjitha qeveritë e mëparshme e kanë parë Asociacionin si aleat, i cili i ka përkrahur në ndryshime sa i përket demokracive lokale”, ka thënë Ibrahimi.