Vrasjet politike janë plagët më të rënda të pasluftës në Kosovë.
E tillë ishte vrasja e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë, Smajl Hajdaraj.
Smajl Hajdaraj, u vra në një atentat më 17 janar të vitit 2002, në hyrje të banesës së tij në qytetin e Pejës.
Kurse së fundi, djali i tij, Shpërim Hajdaraj në një postim në Facebook ka publikaur një letër të shkruar nga i ndjeri Smajli.
“Rreth 1 muaj (dhjetor 2001) para vrasjes së tij. E kam parë me sytë e mi duke e shkruar. Ma vonë e kam kuptuar se ai e dinte se do të vritej, prandaj e ka shkruar këtë letër – testament”, shkroi Hajdaraj, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Këtë letër (dorëshkrim) e ka shkruar Smajl Hajdaraj (babai im). Para më shumë se 21 viteve. Rreth 1 muaj (dhjetor 2001) para vrasjes së tij. E kam parë me sytë e mi duke e shkruar. Ma vonë e kam kuptuar se ai e dinte se do të vritej, prandaj e ka shkruar këtë letër - testament. Nuk u dorëzua. E vranë, por s’mujten as me e frikësu e as me e shantazhu. As me i dalë përballë, e as me e mundë me argumente.
As me të kaluarën e paraardhësve , e as të tij. Keni tentu me njollosë, propagandu e shpifë kundër tij, por kur të doni mblidhuni të gjithë ju vrasës e po i peshojmë kontributet - me argumente.
Në këtë vend ka ndodhë saktë ashtu siç ka shkruar F.S.Noli para 100 viteve: “Këtu , si me magji , brenda natës tradhtari bëhet patriot, e patrioti tradhëtar”.
Sa herë vritej dikush nga kolegët e tij paraprakisht, thonte-citoj “a thu cili e kemi radhën tani”.
Analizojeni se çka ka thënë para 21 viteve, dhe kuptojeni kontekstin e sotëm.