Hasan Zeneli, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, ka komentuar nisjen e procesit gjyqësorë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Veçanërisht, Zeneli u mor me ish-presidentin Thaçi, ku zbuloi edhe një takim që e kishte bërë me të në të kaluarën.
Në një postim të Facebook, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit tregoi në detaje takimin me Hashim Thaçin, derisa përmendi edhe Rexhep Selimin, përcjell “Bota sot”.
“Ty tani, te pret një dënim mbj 30 vjet burgim, shkove pa nderë dhe mbete pa burrni. I the gjykatës se nuk ishe lider por kaskader”, tha ndër të tjera Zeneli.
Postimi i plotë
Hashim!
Hasani të tha: Pranoja tetana veprat çka i ke bo.
Tregoju se UÇK-ja nuk ka ndejtë me duar n'xhepa.
Ti këtë nuk e përfille.
Ti zanatë ja ki mu taku tinxa.
Edhe me mu je taku tinxa.
Tash po e publikoj.
Kemi pasë marrëveshje mos me kallxue por, se kam ditë që ti takohesh me Prokurorinë se kurrë s’kishe pas shans mem pa.
Edhe pse s'kemi pasë kurrëfarë raportesh mes veti, prap e kam respektu votën e qytetarit dhe asnji çast të vetëm s’të kam nënvlerësuar.
Edhe pse ti se ke merituar as përshëndetjen nga ana ime.
Ja shtrove zullumin Rexhep Selimit shkaku jem.
Po ta rikujtoj..!
Erdhëm me e pa Rexhën kur i diç baba.
Uneë, Ismet Avdullahi, Nazmi Ajeti, Avni Ajeti dhe Dritoni.
Pas shprehjes së ngushëllimeve, Rexha na prezentoi dhe tha: Ky është Hasan Zeneli, bashkluftëtari im dhe i Zahir Pajazitit, Ismet Avdullahi po ashtu Avnia e Nazi po ashtu.
Ti Hashim ishe bashkë me Nait Hasanin, Adem Grabocin, Jakup Krasnicin, dhe atë moment kur na ka prezentuar Rexha, ju e ulët kokën e shtitë te çoket dhe menjiherë u ngritët pa kërku izen. Prej atij momenti ti me Rexhën mo s’ke pas raporte dhe ja keni shtre zullumin vec pse Rexha na prezentoi para më shumë se 100 njerëzve.
Megjithatë, ti edhe pse je i ligë nga truri e zemra. Edhe pse je shumë xheloz ndaj meje, unë gjeta forcë me të këshillu rreth Gj.N.D-së.
Mirëpo, kanë thënë t'moqmit një fjalë shumë të mençme e ajo është: Kush se ngon nanën, e ngon njerkën!
Ty tani, te pretë një dënim mbj 30 vjet burgim, shkove pa nderë dhe mbete pa burrni.
I the gjykatës se nuk ishe lider por kaskader!
Tung!
Paparaci tuti muti!
07 Prill
2023
Hasan Zeneli nga Ballabai Historik.