Publikohet emri, ky është sulmuesi i policit të Kosovës në Jarinjë

Aktuale

Publikohet emri, ky është sulmuesi i policit të Kosovës në Jarinjë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 06:49
Polici i plagosur

Një polic i Kosovës është sulmuar dje në pikë kalimin kufitar në Jarinjë.

Ai është sulmuar nga një shtetas serb.

Media merr vesh nga burime të saja se serbi i cili ka sulmuar zyrtarin policor është Nikola Todoroviq.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë.

Ai nuk ka pranuar të nënshkruajë atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat