Ish-ushtaraku i UÇK-së: Unë s’kam ditë as kush është Hashim Thaçi; flet edhe për shkuarjen ‘fshehtas’ të Thaçit në Hagë

Aktuale

Ish-ushtaraku i UÇK-së: Unë s’kam ditë as kush është Hashim Thaçi; flet edhe për shkuarjen ‘fshehtas’ të Thaçit në Hagë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 10:40
Hysen Gecaj

Ish-ushtaraku dhe eksperti i Sigurisë, Hysen Gecaj, ka folur për Gjykatën Speciale dhe fillimin e gjykimit të krerëve të UÇK-së.

Ai gjithashtu foli edhe për atë që u tha nga Prokurori në Hagë se Hashim Thaçi ishte shkuar fshehtas disa herë në Hagë.

Gecaj thotë se ato janë intervista në diskrecion, por mund të jetë sipas tij edhe përkthim gabim.

“Në vend që të thuhet diskrecion, sepse edhe Prokuroria edhe pala e involvume duhet me i respektu disa rregulla dhe ai ka shkuar e ka dhënë intervistën me ftesën e tyre në diskrecion”, thotë ai.

“Kjo nuk do të thoë se ka shkuar se ka dashur me fsheh diçka prej dikujt, por ka dashur që mos me dëmtua procesin dhe gjërat me rrjedh ashtu qysh do duhej në aspektin juridik”, shton ai.

Gecaj tutje flet edhe për UÇK-në se a ka pas strukturë komanduese apo jo.

Ai thotë se Prokurori në Hagë nuk ka lidhje se qysh bëhet një kryengritje e armatosur.

“UÇK-ja ka fillu me individë, është rrit në grupe të vogla dhe ka filluar me u zgjeru”, thotë ai.

Ndër tjera Gecaj thotë se në fillim nuk ka ditur se kush ishte Hashim Thaçi.

Kjo sipas tij pasi kishte angazhime në vijën e parë të frontit në Llaushë e Prekaz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat