Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani ka thënë se kryediplomati serb, Ivica Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Vela ka thënë se ky është veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit katër të marrëveshjes me Kosovën.
“Serbia do të shkelë nenin katër nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë.” – tha ai.
Postimi i plotë:
Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus.
Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën.
Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organet ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë!