Rukiqi (LDK): Menaxhimi i mjeteve vetanake, kompetencë e komunave – kjo qeveri është amatore

Aktuale

Rukiqi (LDK): Menaxhimi i mjeteve vetanake, kompetencë e komunave – kjo qeveri është amatore

Më: 8 prill 2023 Në ora: 14:31
Berat Rukiqi

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se lëvizja e fundit lidhur me mjetet vetanake të komunave përbën një tentativë të radhës të qeverisë për ta shkelur Kushtetutën.

“Sikur kjo qeveri e ka të pamundur që të mos bëjë shkelje të ligjeve dhe të Kushtetutës. Është një veprim arbitrar i Ministrisë së Financave. Është një veprim që po e bën me ose pa dashje por që shkon kundër zhvillimit të komunave”, është shprehur Rukiqi.

Ai në emisionin e ekonomisë Portofol në Klan Kosova FM ka theksuar se menaxhimi me mjete vetanake u përket vetë komunave.

“Qeverisja e komunave, menaxhimi i mjeteve vetanake, është kompetencë ekskluzive e komunave. Ato mund të vendosin si të destinohen ato mjete. Akolimi, si të përdoren mjetet është kompetencë e komunave sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike”.

Nëse Ministria e Financave nuk do të tërhiqet, Rukiqi, ka theksuar se edhe ky vendim do të shkojë për konsultim në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo qeveri është shumë amatore në veprimet e veta.  Kur po dërgojmë ligje në Kushtetuese e po i kthehen si antikushtetuese, po e interpretojnë si pengim të reformave. Gjykata Kushtetuese ka garantuar një qasje të drejtë dhe proakrive në mbrojtje të kushtetutshmërisë deri tash”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat