Gazetari dhe shkrimtari Shaip Grabovci, për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën tha se ai ishte një njeri i rrallë në botë, i cili me politikën e tij çoi edhe deri te çlirimi ynë.
Këto komente, ai i bëri në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”.
“Ibrahim Rugovën nuk ka mujtë ta ndali askush, i cili si njeri është i rrallë në botë, jo vetëm te shqiptarët. Ka vërejtur tempon e jetës, tempon e lëvizjeve në botë se si kanë shkuar.
Ibrahimi menjëherë nuk e ka potencuar luftën e armatosur, të kishim thënë që atëherë për luftën e armatosur asnjëri jashtë nuk kishte për të na përkrahur. Ai ka gjetë momentin kur duhet të luftohet për të drejtat e njeriut. Kjo ka pasë shumë sukses, dhe mua ma merr mendja që brumi i lëvizjes sonë, i çlirimit tonë gjendet aty”, tha ai.