Një veprim i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, ka nxitur reagime në rrjetet sociale.
Berisha publikoi së fundmi një fotografi, ku shihej duke pirë puro në një restaurant, pavarësisht vendimit të rreptë të MBPZhR-së për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura.
Atij dje i ka reaguar edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fatoni Peci. Ky i fundit ka thënë se një gjë e tillë nuk përçon shembullin më të mirë te qytetarët, duke shtuar se ai është deputet dhe kjo gjë e bën atë të duket sikur po nxitë në veprime në mosrespektim të ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë në vend.
Për fotografinë e deputetit të AAK-së, ka reaguar edhe Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje.
“E për çka ka luftu' ky?! Nejse, nashta s'ka qenë në Kosovë!”, ka ironizuar Zogiani, në një postim në Facebook./BS