Tahiri: Kushtetuta u shkel nga Qeveria, marrëveshja me Serbinë të shkojë në Kushtetuese

Aktuale

Tahiri: Kushtetuta u shkel nga Qeveria, marrëveshja me Serbinë të shkojë në Kushtetuese

Më: 9 prill 2023 Në ora: 14:28
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka përkujtuar sot 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës.

Në këtë rast, Tahiri përmendi që akti më i lartë juridik i Kosovës është shkelur disa herë nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu, ajo tregoi se Kushtetuta as që përmendet në Marrëveshjen e Ohrit që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 18 mars.

Rrjedhimisht, ajo kërkoi që e njëjta ujdi të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot Dita e Kushtetutes te shtetit tone. U shkel nga qeveria, nuk permendet ne marreveshje me serbine, madje as per asociacion dhe vetmenaxhim per pakicen serbe. Marreveshja duhet te shkoj ne Gjykaten Jushtetuese”, shkroi ajo në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat