“Sanksionet duhet të pasojnë”, Vela i reagon Vuçiqit ku thotë se do të zbatohen vetëm disa pjesë të marrëveshjes

Aktuale

“Sanksionet duhet të pasojnë”, Vela i reagon Vuçiqit ku thotë se do të zbatohen vetëm disa pjesë të marrëveshjes

Më: 9 prill 2023 Në ora: 18:08
Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për televizionin serb RTS, ku mes tjerash citohet të ketë thënë se "ne do të zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo".

Lidhur me pohimet e Vuçiq, Vela ka bërë thirrje për sanksione.

Ai shtoi se "është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së".

Postimi:

Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën:

“Ne do të zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj.”

Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat