Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në Ditën e Kushtetutës, ka kujtuar shkelësit e saj.
Abdixhiku ka shkruar se sot i kujtojnë rastet e konfirmuara tashmë, e të tjerët në pritje.
“Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë?
Urime Dita e Kushtetutës qytetarë. Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mirë një ditë. Sepse vendi ynë meriton më shumë; meriton më mirë”, ka shkruar ai.