Emisari i Bashkimi Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimet që i pati këtë javë me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord që të dyja shtetet të fillojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Me kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Facebook.
Më tej, ai shtoi se ishte takuar edhe me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të cilin tha se kishin biseduar për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.
“Unë, gjithashtu e informova atë për takimin e dialogut dhe të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim. Unë i jam shumë mirënjohës për partneritetin dhe koordinimin e fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur bëhet fjalë për dialogun”, ka shkruar Lajçak.