Shkelqim Pajazitaj, vëllai i së ndjerës Donjeta Pajizataj, ka publikuar një video ku pretendon se ”Naser Pajazitaj kishte shtënë me armë në një aheng“.
Ai në emisionin “Frontal” të T7, të hënën ka pretenduar se “Prokuroria e Pejës ka kërkuar nga Naser Pajaziataj që nëse na jep këtë armë për ekzamenim dhe nuk përputhen ti ke me qenë i lirë“.
Por ai pretendon se ”Naseri nuk e ka dorëzuar armën“, dhe ”as policia nuk ka arritur t’ia gjejë“.
Gjykata Supreme e ka liruar nga akuzat Naser Pajazitajn, që ishte i dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj në nëntor të vitit 2015 në bjeshkët e Deçanit.
Vëllai i së ndjerës tha se janë të sigurt se “vrasjen e ka kryer Naser“.
”Është e vështirë për ne tash kur ai është i lirë”, ka thënë Shkëlqimi duke shtuar se ”nuk e dinë sa do të përmbahen“.
Ai ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Supreme.
”Nuk e dimë çfarë të them, ka mundur të jetë njoftësia ose korrupsioni“, tha ai teksa shtoi se çështjen do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.