Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj ka takuar politikanin e njohur gjerman, Friedbert Pflüger.
Dreshaj në Facebook ka shkruar se Pflüger gjatë bombardimeve të NATO-s ishte Sekretar i Mbrojtjes në Republikën Gjermane dhe roli i tij për Kosoven shtet të pavarur e sovran ishte jetik.
“Biseduam për situatën aktuale, funksionimin e Qeverisë, zhvillimet në Hagë, si dhe zhvillimet politike në Shqipëri”, ka shkruar ndër të tjera Dreshaj.
Postimi në Facebook:
Një drekë me mikun e madh të Kosovës, Friedbert Pflüger.
Miku im Pflüger gjatë bombardimeve të NATO-s ishte Sekretar i Mbrojtjes në Republikën Gjermane dhe roli i tij për Kosoven shtet të pavarur e sovran ishte jetik.
Biseduam për situatën aktuale, funksionimin e Qeverisë, zhvillimet në Hagë, si dhe zhvillimet politike në Shqipëri.
Me të nderuarin Friedbert Pflüger u dakorduam që së shpejti do të jemi së bashku për vizitë në Kosovë për të parë nga afër prosperitetin e arritur ndër vite.