Kanë kaluar më shumë se 2 orë që kur ka nisur dëshminë në Hagë dëshmitarja e parë.
Megjithatë, pothuajse 99% e krejt seancës ka qenë e mbyllur për publikun në Kosovë. Kjo që të mos zbulohen informacione konfidenciale.
Këtë e ka kërkuar Prokuroria e Specializuar.
Në ato pak sekonda sa ishte hapur, u kuptua që kjo dëshmitare ka dhënë dëshmi dy herë për Prokurorinë e Specializuar. Po në Prishtinë.
Prokurori: Zonja dëshmitare, a jeni intervistuar më herët nga Prokuroria e kësaj gjykate?
Dëshmitarja:
Prokurori: Në dy raste apo jo?
Dëshmitarja: Po.
Prokurori: A është kjo dëshmia juaj në faqen e parë?
Dëshmitarja: Po.
Prokurori: A është kjo dëshmia e dytë për ZPS-në?
Dëshmitarja: Po.
Prokurori: Kohët e fundit a keni pasur mundësi të rikujtoni dy intervistat?
Dëshmitarja: Po, konsideroj që po.
Prokurori: Në seancën përgatitore javën e kaluar renditët disa ndryshime që duhet bërë në këto intervista?
Dëshmitarja: Po
Prokurori: Këto ndryshime a janë reflektim? (Këtu seanca kaloi në private)