Kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar mantelbardhëve, për siç ka shkruar ai, për profesionalizmin e lartë në kryerjen e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Ai tha se një nga shërbimet më të veçanta shëndetësore që ofron QKMF-ja në Ferizaj, është kujdesi shëndetësor përmes vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë, 5 ditë në javë dhe kujdesi paliativ – për të sëmurë të palëvizshëm dhe me sëmundje të rënda 7 ditë në javë.
Postimi i plotë:
Një nga shërbimet më të veçanta shëndetësore që ofron Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, është kujdesi shëndetësor përmes vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë, 5 ditë në javë dhe kujdesi paliativ – për të sëmurë të palëvizshëm dhe me sëmundje të rënda 7 ditë në javë, me staf të dedikuar shëndetësor, ku qindra familjeve i ofrohen shërbime shëndetësore.
Falënderim e mirënjohje, mantelbardhëve të papërtueshëm e profesionalizmin e lartë në kryerjen e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.