Ish ushtari i UÇK-së, Xhevat Dajaku, vëllai u Besim Dajakut, ka folur për aksionin e thyerjes së kufirit Shqipëri-Kosovë, përkatësisht operacionin "Shigjeta”.
Ai u shpreh i mllefosur me shtabin që po tentojnë ta përvetësojnë këtë operacion famoz të Sali Çekut e Agim Ramadanit me shokë!
Sipas tij, shtabi nuk ka bërë mjaftueshëm në këtë rast, ku ka mungesë të planit operative, përcjell “Bota sot”.
Ai tha se pikërisht për këtë: “kurgju mos me i fut n'burg ata, duhet me i fut për operacionin shigjeta (beteja e pashtrikut) ku kanë tentu m'i thy kufirin pa asnjë plan operativ-ushtarak”.
Postimi i plotë
Shtabi, ma mirë ka qenë me e përpilu për ta implementu naj plan operativ për thyerjen e kufirit dikun, se sa me tentu me e përvetësu operacionin famoz të Sali Çekut e Agim Ramadanit me shokë!
-Për kurgju mos me i fut n'burg ata, duhet me i fut për operacionin shigjeta (beteja e pashtrikut) ku kanë tentu m'i thy kufirin pa asnjë plan operativ-ushtarak të studiuar e të analizuar me hollësi e përgjegjësi ku për shkak të saj kemi pasur humbje të mëdha në trupa të gjalla (vajza e djem tanë prej ma t'mirëve) dhe s’kanë mundur me e lëviz asnjë metër nga pozicionet armikun !😢