Një person ka mbetur i plagosur nga përfshirja me armë zjarri në mbrëmë rreth orës 23:48 në veri të Mitrovicës.
Mediat serbe vërshuan me propagandat e tyre, duke raportuar se në këtë rast është përfshirë edhe Policia e Kosovës, gjë e cila u mohua nga policia.
Përveç kësja, Lista Serbe e dërgoi në tjetër nivel propagandën, shkoi aq larg sa kërkoi edhe largimin e menjëhershëm të Forcave Speciale dhe Policisë së Kosovës nga veriu.
E për këtë ngjarje, ka reaguar edhe profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se plagosja e serbit në veri, mund të jetë pjesë e skenarit të Vuçiqit dhe Listës Serbe.
“Se e vërteta e plagosjes lidhet me Beogradin dhe presidentin e Serbisë e provoi edhe reagimi i Listës Srpska, e cila kërkoi largimin e menjëhershëm të Forcave Speciale dhe Policisë së Kosovës nga veriu i vendit. Por para kësaj ata fajësuan si autorë të plagosjes policinë e Kosovës. Pa asnjë provë, pa asnjë fakt! Do të shohim se çfarë do të ndodhë pas kësaj ngjarjeje”, shkroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Plagosja e një qytetari të etnisë serbe në veri të Kosovës mund të jetë gjithashtu edhe vetëplagosje në stilin e ngjarjes së vitit 1985 me protagonist Martinovic.
Kjo ngjarje erdhi vetëm dy ditë pasi Lista Srpska takoi në Rashkë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq! Që do të thotë se skenari dhe regjia janë hartuar në Beograd. Nuk ka e nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë!
Se e vërteta e plagosjes lidhet me Beogradin dhe presidentin e Serbisë e provoi edhe reagimi i Listës Srpska, e cila kërkoi largimin e menjëhershëm të Forcave Speciale dhe Policisë së Kosovës nga veriu i vendit. Por para kësaj ata fajësuan si autorë të plagosjes policinë e Kosovës. Pa asnjë provë, pa asnjë fakt!
Do të shohim se çfarë do të ndodhë pas kësaj ngjarjeje. Por çdo gjë që po ndodh e do të ndodhë provon vetëm një fakt: - Dora e Aleksandër Vuçiq vazhdon të zgjatet në të gjitha aktet anti-kushtetuese e anti-shtetërore në Kosovë. Kjo duhet të jetë e qartë për çdo njeri, përjashtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Sepse kryeministri i vendit tim dhe vendit tënd, çfarëdo që të ndodhë, nuk ka ndërmend të heq dorë nga avokatia e Serbisë dhe presidentit të saj, Vuçiq!