Zyra e BE-së dënon incidentin në veri ku mbeti një serb i plagosur

Aktuale

Zyra e BE-së dënon incidentin në veri ku mbeti një serb i plagosur

Më: 11 prill 2023 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se një person në veri të vendit është plagosur me armë zjarri. E njëjta ka suspenduar katër zyrtarë të saj në lidhje me rastin. Ky incident është dënuar nga BE-ja gjersa ka nxitur edhe reagimin e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Hovenier

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar incidentin në Veri të Kosovës, ku mbeti i plagosur një qytetar.

“BE në Kosovë dënon incidentin e sigurisë, ku një serb i Kosovës është qëlluar dhe plagosur mbrëmë afër pikëkaklimit kufitar të Policisë së Kosovës në urën e Bistricës në komunën e Zveçanit”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Zyra e BE-së.

Policia e Kosovës e ka suspenduar një zyrtar të saj i cili dyshohet se ishte i përfshirë në plagosjen e një personi të hënën në Leposaviq. E njëjta ka bërë të ditur se janë suspenduar edhe tre zyrtarë të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat