Haradinaj për Qeverinë: Një shtëpi budallë - Kurti, armik i zhvillimit ekonomik

Aktuale

Haradinaj për Qeverinë: Një shtëpi budallë - Kurti, armik i zhvillimit ekonomik

Më: 11 prill 2023 Në ora: 22:32
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, edhe një herë qeverinë e drejtuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka quajtur “një shtëpi budallë”.

Haradinaj tha se Kurti po vepron kundër nevojave të qytetarëve.

Ai shtoi se sektori i sigurisë është tejet i dëmtuar nga kjo qeveri.

“Futi paratë e popullit le të gjallëron. Nuk ka gjallëri ekonomike në kohë krize që mban pare peng. Pse ende Albin Kurti nuk ua ka rritur pagat, policit, ushtarit, AKI-së. Ky i ka zhvesh cullak policin, ushtarin, inteligjencën deri në ekzistencë”, tha Haradinaj në Rubikon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat