Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi gazetari Valon Syla është sulmuar.
Çitaku ka thënë se kushdo që sulmon tjetrin për fjalën e shprehur e mendimin e thënë është i mjerë.
“Valon Syla ka të drejtë të pakontestueshme me e thanë mendimin. Me ngritë pyetje. Me ngritë dilema.
Valoni ka të drejtë me thanë ama bash çka të dojë e besojë. Kushdo që sulmon tjetrin për fjalën e shprehur e mendimin e thënë është i mjerë”, ka shkruar Vlora Çitaku.