Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla.
Syla u sulmua në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë në orët e vona të mbrëmjes.
Postimi i plotë
“I papranueshëm sulmi ndaj gazetarit Valon Syla!E drejta për tu shprehur lirshëm është e drejtë e garantuar me Kushtetutë.Sulmi ndaj Valonit është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Kushdo që qëndron prapa këtij akti, duhet të ndëshkohet nga organet kompetente” shkruan Deliu në Facebook.