Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se shteti duhet të ofrojë shpërblim për qytetarët që japin informacione për sulmuesit e gazetarit Syla.
Ajo gjithashtu thotë se mosreagimi i pushtetit për sulmin ndaj Sylës është sinjal i keq për vendin, sepse sipas saj, duke mos reagu kryeministri, presidentja e ministri i MPB-së, sulmuesit mund të trimërohen.
Ajo shton se liria e shprehjes nuk negociohet.
Reagimi i saj i plotë:
Shteti të ofrojë shpërblim për qytetarët që japin informacione për sulmuesit e gazetarit Syla
Askush nga pushteti, me përjashtim të kryetarit të Kuvendit, nuk ka reaguar për sulmin e mbrëmshem ndaj Valon Syles. Mosreagimi i tyre është sinjal i keq për këtë vend. Sepse duke mosreagu Kryeministri, Presidentja dhe ministri i brendshem sulmuesit mund të trimërohen. Shteti duhet të ofrojë shpërblime për ata qe japin informacione për arrestimin e sulmuesve.
Liria e shprehjes nuk negociohet dhe as nuk guxon t’i nënshtrohet asnjë grupi apo individi të dhunshëm.