Qindra qytetarë nga Zveçani dhe Mitrovica e Veriut e nisën një marsh të thirrur nga Marina Jovanoviq, bashkëshortja e Millanit që u qëllua me armë zjarri nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Ata ecën përgjatë rrugës kryesore Zveçan-Rashkë dhe mbajtën pankarta ku shkruhej “Largohu nga këtu”, “Evropa po gjuan kundër nesh”, e të tjera.
Protestuesit po lëvizin drejt urës së Bristricës ku mbeti i plagosur qytetari Millan Jovanoviq.

Fillimisht, Policia e Kosovës e kishte mohuar se ishte përfshirë në këtë tentim-vrasje por më pas e kishte pranuar.
Katër policë kanë mbetur të arrestuar pas rastit, tre prej të cilëve për mos-raportimin e këtij krimi.
Në krye të kësaj proteste është znj. Marina Jovanoviq.
Protest kod Bistričkog mosta:
— KoSSev/Kosovo Sever portal (@KoSSevnews) April 12, 2023
„Idite odavde“, „Ovde vam nije mesto“, „Evropo, pucaju po nama“, „Stefan, Miloš, Miljan, Milan, koje sledeći“ pic.twitter.com/EkwtIk7cRq