Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë arrestuar tre personat që e kanë sulmuar gazetarin Valon Syla.
Në një postim në Facebook Sveçla ka shkruar se arrestimi është kryer pas një pune intenzive të Policisë të cilën e ka përkushtuar për përkushtimin dhe profesionalizmit.
“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla.
Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar ministri.