Hoxhë Mazllam Mazllami, i cili është deklaruar sonte një ditë pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, për të cilin u arrestuan tre persona.
Mazllami ka folur për fenë, dhunën, por edhe për atë se çka iu mungon myslimanëve në Kosovë.
Ai ka përmendur lëndën e edukatës fetare, teksa gazetari Vulnet Krasniqi ia përmendi edhe lëndën e edukimit seksual.
Ai i tha hoxhës se kjo lëndë ka më shumë rëndësi të mësohet në shkolla, por Mazllami bëri një krahasim lidhur me marrëdhëniet seksuale si akt.
“Ka parime ne Islamin tonë, na e kërkojmë që të jetë landa fetare në shkolla”, u përgjigj Mazllami.
“Shumë mirë pra, edhe landa e edukimit seksual”, tha Krasniqi.
“Pse a s’ka ditë baba yt me bo një gja të tillë, e kit i nevojë me mësu në shkolla a. Eh jarani jem…Allahu të udhëzoftë.”, ia ktheu Hoxha.