Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka gjetur produkte në shtije me afat të skaduar në një market në Prishtinë.
Sipas njoftimit pas marrjes së informacioneve ekipet inspektuese kanë dalë në teren dhe kanë gjetur produkte me afat të skaduar.
AUV bënë të ditur se produktet do të asgjësohen dhe ndaj operatorit ekonomik do të iniciohet rast në gjykatë.
“Një orë pas raportimit se në një market në Prishtinë, ishin duke u shitur produkte me afat të skaduar, AUV dërgon ekipin inspektues. Janë gjetur disa njësi me afat të skaduar. Të njëjtat do te asgjësohen. Ndaj operatorit ekonomik do te iniciohet procedurë ne gjykate”, thuhet në njoftim.