Bislimi dhe Murati nisen për në ShBA

Aktuale

Bislimi dhe Murati nisen për në ShBA

Më: 13 prill 2023 Në ora: 13:34
Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, kanë udhëtuar për në SHBA.

ZKM ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, Bislimi e Murati do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite, do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat