Ambasada Amerikane: Sulmet ndaj gazetarëve shkelin parimet demokratike

Aktuale

Ambasada Amerikane: Sulmet ndaj gazetarëve shkelin parimet demokratike

Më: 13 prill 2023 Në ora: 15:37
Antony Blinken

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, Ambasada ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike.

“Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike. Media luan një rol thelbësor në luftimin e korrupsionit, sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një demokraci”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Po ashtu Ambasada e ka shpërndarë edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka thënë se “ShBA-të do të vazhdojnë të mbështesin punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në gjithë botën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat