Dritan Abazoviq arrin në Kosovë, ja çfarë thotë kur pyetet se si po ndihet

Aktuale

Dritan Abazoviq arrin në Kosovë, ja çfarë thotë kur pyetet se si po ndihet

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:22
Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka mbërritur në Kosovë, ndërsa është akomoduar në një nga hotelet e Prishtinës.

Gazetari Venhar Isufi ka xhiruar këtë moment, dhe e ka pyetur se si po ndihet në Kosovë.

“Gëzohem shumë, knaqësi e madhe”, është përgjigjur shkurt ai.

Gjatë qëndrimit të tij, ai do të takohet me liderë të institucioneve shtetërore, kryeministrin e vendit Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani si dhe me zyrtarë të tjerë.

Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, Dritan Abazoviq dhe Albin Kurtin do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Abazoviç do të takohet edhe me drejtues të partive opozitare.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini në një konferencë për medie tha se vizita e Abazoviqit ka karakter ekonomik dhe politik.

“AKB-ja ka rritur komunikimin me Malin e Zi, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ekonomik. Vizita ka karakter ekonomik, politikë dhe kulturor, e që do të organizohen 20 aktivitete për datat 13, 14 dhe 15 prill”, tha Shahini.

Sipas tij, kryeministri malazez do të bëjë vizita në disa biznese vendore.

“Ishim ditë më herët në vizitë në Mal të Zi dhe kemi ngritur problemet e disa çështjeve. Janë rritur investimet nga dy anët. Do ta nënshkruaj një marrëveshje me AKB-në dhe do të ketë disa vizita me bizneset në Kosovë dhe Shqipëri”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat