Baraliu: Bashkësia ndërkombëtare të reagojë pasi zgjedhjet në veri duhet të mbahen

Aktuale

Baraliu: Bashkësia ndërkombëtare të reagojë pasi zgjedhjet në veri duhet të mbahen

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:47
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu,

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, vlerëson se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Baraliu, i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, thotë se në këtë formë bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë edhe për shkeljen e dy marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

“Përkundër marrëveshjeve në Bruksel dhe Ohër haptazi po veprojnë kundër veprimeve që kanë marrë përsipër edhe kryetari i Serbisë edhe përfaqësuesi i diplomacisë, të cilët deklarojnë se nuk janë të interesuar që të zbatojnë marrëveshjet”.

“Në këto rrethana bashkësia ndërkombëtare që ka imponuar një marrëveshje të tillë ka përgjegjësinë e saj dhe duhet të reagojë, në rastin e Kosovës nuk reagohet çdo herë në kohën e duhur” tha Baraliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat