Lidhur me mozgjedhjen e anëtarëve të bordit kanë folur edhe deputetë të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka thënë se procesi është kthyer në pikën zero, dhe se mungesa e bordit është mjaft e dëmshme për këtë institucion.
“Mungesa e bordit i bie sikur një shtëpi me qenë pa zot shtëpie, dhe është e kuptueshme që është e dëmshme mungesa e bordit, por që ne kemi bërë presion tek komisioni përzgjedhës edhe po presim që ata me i kry punët e tyre”, është shprehur Rrahmani.
I pyetur se a pret që anëtarët e bordit të zgjidhen shpejtë në momentin kur të rishpallet konkursi, përgjigja e tij ka qenë e shkurtë.
“Nuk i parashikoj gjërat, po presim që secili me kry punën e vet”, ka thënë ai.