Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që qytetarëve iu faturua jashtëligjshëm rryma e shpenzuar në veri
Azmi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës vitin e kaluar ka ndarë 10 milionë euro për ti mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike për konsumatorët në veri të vendit.
Këtë gjë Azemi e ka quajtur paaftësia për t’u zbatuar marrëveshja për inkasim të faturave dhe duke mos pasur asnjë plan të qartë për dalje nga kjo situatë.
Në fund ai ka thënë se gjendja po vazhdon të jetë e njëjtë dhe se rezultati i këtij pushtetit po del të jetë vazhdimi i trajtimit të pabarabartë të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Sot Gjykata Supreme dëshmoi diskriminimin ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët u faturuan padrejtësisht me arsyetimin e mos inkasimit në katër komunat e veriut me shkaqe sigurie dhe mos pasjes qasje në leximin e njehsorëve në atë pjesë.
Vitin që shkoj, Qeveria e Kosovës kishte ndarë rreth 100 milionë euro për ti mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike për konsumatorët në veri të vendit, duke vazhduar avazin e qeverisjes së PAN-it. E gjithë kjo, nga paaftësia për t’u zbatuar marrëveshja për inkasim të faturave dhe duke mos pasur asnjë plan të qartë për dalje nga kjo situatë.
Gjendja po mbetet e njëjtë. Pavarësisht krekosjes për shtrirje të sovranitetit në Veri, rezultati i këtij pushteti po del të jetë vazhdimi i trajtimit të pabarabartë të qytetarëve. Kurse, marrëveshjet e Brukselit të proklamuara si të suksesshme po rezultojnë farsë.