Limaj: Target i UÇK-së nuk ka qenë LDK-ja, por okupatori serb

Aktuale

Limaj: Target i UÇK-së nuk ka qenë LDK-ja, por okupatori serb

Më: 13 prill 2023 Në ora: 21:15
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj është pyetur nëse njerëzit e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin në shënjestër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka deklaruar se target ka qenë okupatori serb, dhe jo njerëzit brenda partisë së LDK-së.

“UÇK-ja ka pas target aparatin e dhunës, të ashtuquajtura stacionet e policisë, që po na i paraqesin aty si stacione, nuk kanë qenë stacione, stacionet kanë përfunduar në 1992”, ka thënë ai.

“Stacionet e policisë, nuk ka pasur, ka pasur vende ku është ushtruar dhuna, ku janë dhunu e vra të rinjtë e të rejat e Kosovës. Ky ka qenë targeti i UÇK-së”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat