Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se subjekti i tij nuk i bashkohet në asnjë rrethanë Qeverisë së tanishme.
Duke komentuar zhvillimet e fundit, si vizita e kryeministrit Kurti në kullën e Haradinajve në Gllogjan ku ngritën dolli së bashku me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, Lekaj mohoi afrimet në mes të subjekteve.
“Nuk bëhemi pjesë e kësaj qeverie. Në asnjë rrethane. Më mbaj për fjale”, tha ai.
Tutje ai kritikoi qeverinë që ka fituar 50% të votave të popullit, por nuk po arrin të bëjë kuorumin në Kuvendin e Kosovës.
“E dini që shumica, diku 80% prej tyre, pa ju thënë ‘baba’ nuk marrin vendime krye në vete. E marrin komandën dhe ashtu shkon. Kush kundërshton ia bëjnë punën me dal prej atyre”, shtoi ai.