Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rregullat e Bashkimit Evropian dhe forcimi i aleancës trans-atlantike janë qëllimi dhe qëndrimi i Kosovës për bashkëpunim rajonal.
Kurti tha se dy vendet duhet të punojnë për promovim të paqes dhe sigurisë në rajon.
Deklarimet ai i bëri në konferencën e përbashkët për medie me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në anën tjetër, Abazoviq, tha se Mali i Zi nuk do të ketë asnjë ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës, përkundër ndryshimeve politike atje.