Pas katër orëve, ka përfunduar seanca ndaj tre të arrestuarve për sulmin fizik të gazetarit Valon Syla.
Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit ndërsa të njëjtit janë nxjerr të prangosur nga Pallati i Drejtësisë.
Nën masa të rrepa të sigurisë, të njëjtit janë dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit.
Arrestimi i tyre u bë vetëm pak orë pasi kryen sulmin ndaj gazetarit Syla.
Të arrestuarit janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Nxitje e përçarjes dhe mos durimit’’.