Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar një këshilltar të ri.
Bëhet fjalë për Bekim Qoku.
Ai do të jetë Këshilltar i Jashtëm Politik i Kryeministrit për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kurti i uroi Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.