Njohësi i proceseve politike, Tomorr Avdia duke komentuar vizitën e kryeministrit Dritan Abazoviq, në Kosovë tha se vizita e tij është shumë e rëndësishme për ndërtimin e raporteve në arenën ndërkombëtare.
Ai dha edhe vërejtjen e tij për sa i përket kohëzgjatjes së vizitës.
Teksa pavarësisht kësaj vizitën e cilësoi si të rëndësishme. E para sipas tij, ka të bëjë me forcimin e raporteve mes të dyja vendeve, dhe e dyta sa i përket marrëveshjes së nënshkruar për hapësirën ajrore të Kosovës dhe Malit të Zi e që siç tha Avdia, me këtë marrëveshje Kosovës i’u hap një hapësirë apo korridor të një vendi në NATO.
“Unë e kam vërejtjen time sa i përket kohëzgjatjes së vizitës, sepse një kryeministër i një vendi të vogël dhe fqinj po them dita e diel mund të jetë ditë vikendi dhe ditë e cila nuk ka agjenda zyrtare, përvec se agjendave po them informale, por një vizitë për kah kohëzgjatja është e zgjatur. Por vizitën e shoh të rëndësishme për dy arsye, e para që raporti të forcohet mes dy vendeve dhe e dyta është që u nënshkruan marrëveshjet, e cila ishte e rëndësishme ajo për qarkullimin ajror pasi Kosovës i hapet një korridor një hapësirë të një vendi të NATO-s, e cila faktikisht duhet të ketë kordinime për të lejuar lëtë lloj lëvizje dhe qarkullimi”, tha ai.
Ndryshe sot është zhvilluar një takim mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi, për korridorin e qiellit të hapur, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se në këtë mënyrë do u japin shembull shteteve tjera se si duhet të jenë marrëdhëniet mes dy qeverive.