Zëdhënësja politike e LDK-së Sibel Halimi e ka bërë një status në profilin e saj në Facebook ku ka folur për eksodin që kishte ndodhur në vitin 1999.
“Një popull që u deportua me ‘trenat e vdekjes’ duke përjetuar Holokaust, është rikthyer në histori, i ringjallur nga hiri.” – ka thënë znj. Halimi.
Ajo ka shtuar se LDK-ja po e ndjek ciklin e historisë që kujtohet në eksodin e përmasave të pabesueshme që kishte ndodhur në luftë.
Kujtojmë se në vitin 1999 ishin dëbuar apo kishin ikur nga shtëpitë e tyre gati një milion njerëz.
Statusi i plotë:
Një popull që u deportua me ‘trenat e vdekjes’ duke përjetuar Holokaust, është rikthyer në histori, i ringjallur nga hiri.
Sepse besoi në idetë libertariane dhe vlerat e përbashkëta Perëndimore.
Kosova kur e kujton kthimin nga ekzodi i përmasave të tilla merr fuqi, ajo është në histori dhe LDK e ndjek këtë cikël historie.
Rikthehet më e fuqishme.